Gjërat e vogla krijojnë gjëra të mëdha

Shkruan: Albina Hyseni

Shfrytëzojeni dhe shijojeni secilin moment që ua sjell jeta, nesër ajo mbetet vetëm një kujtim për ju dhe nëse njeriu kupton vlerën e gjërave edhe më të vogla qoftë edhe një kafe e vogël do ju bëj të ndiheni më mirë duke mos mbytur vetën në negativitetet jetësore.

Normalisht që një krijesë njerëzore nuk mjaftohet vetëm me ketë, por asnjëher nuk mund të dishë (apo ta kuptosh) vlerën e gjërave më të mëdha pa i kuptuar ato më të thjeshtat pamvarsisht kush jeni apo çfar bëni në jetët e juaja, dhe sigurisht kjo i ndodh qdo kujt.

Them kështu sepse ka gjithmon diqka të bukur në qdo ditë të re, mjafton vetëm ta shohësh me syt e shpirtit dhe një logjike të thjesht. E gjitha kjo fillon kur kuptojm që e ardhmja i takon vetëm atyre që harrojn urrejten dhe mbjellin dashuri. Në të kundërtën ndodh shqetësimi emocional i cili pa dyshim është shkatrrues në qdo aspekt dhe po ashtu dhimbjet fizike andaj të lirosh mendimet jo të mira ato fillojn gradualisht të kalojnë. E vetmja gjë që bëjn këto mendime është shtimi i vuajtjeve të ndryshme të panevojshme dhe shqetësime më të mëdha fizike.

Vështirësit fizike janë normale po jo kur fillojn të bëhen të shpeshta dhe më keq se që është në të vërtetë. Pra shumica e vuajtjëve psiqike, shpirtërore, fizike, vijnë nga ajo që i shkakton sëpari vetës pastaj nga faktorët e ndryshëm, të tjerët.

Si përfundim: trupi është vazhdimisht në një gjendje tranziminai emocional, dhe lehtësisht rrezikojn anën mentale dhe fizike prandaj nëse do të mund ti injorosh ne veçanti ato mendime dhe emocione që ja shkakton vetëvetes atëher dhimbja do të zhduket shumë shpejt.

Jetoni momentin Ky nocion i të çenurit të pranishëm është thelbsorë për të rikuperuar fokusin tuaj mendor. Mund të zgjasë ca kohë por të punosh për ti mësuar vërtetë në moment ( Të duhur).

Gjjthashtu vlen të theksohet se njeriu nuk mund ta ndryshoj të kaluarën dhe gjithashtu e ardhmja nuk ka ardhur ende, por ajo që bëni sot në të mund të ju ndihmojë të shmangëni përsëritjen e gabimëve të së kaluarës dhe të hapni një rrugë për një të ardhme të sukseshme në çdo sferë të jetës.

Fjalët qetësuese ndaj vetës çdo herë që ndjeni një ankth futni mendime dhe fjalë qetësuese në vetëdijen tuaj. Fjalët mbartin shume kuptim dhe fuqi, prandaj përdorini ato në avantazh saherë që ndiheni të stresuar.

Nga e gjithë kjo na lër të kuptojm se gjithçka që duhet është gadishmëria për të filluar dhe vlerësuar aq sa duhet për mirë për gjith secilin.

Duke filluar të bëni ndryshime të vogla sot çë ju lejojnë të shqetësoheni më pak për të ardhmen në mënyr që të jetoni është mënyr e mire që të jetoni plotësisht në të tashmen dhe logjikisht në këtë mënyr kjo do ju bëj më të lumtur dhe me më pak stres për një jetë më të shëndetshme në shumë aspekte si në ditët, javët, muajt dhe të gjitha stinët e vitit.