Nis në Zvicër festivali i filmit “Tri Net Film Fest”

Në Currih të Zvicrës ka nisur festivali i filmit “Tri Net Film Fest” i cili është organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me studion “Aktrimi”.

Festivali do të zgjasë tre net, dhe në të shfaqen filma të metrazhit të shkurtër.

Karakteri i festivalit është jo garues, dhe ka për qëllim lidhjen e artistëve, regjisorëve e aktorëve të Kosovës dhe atyre të Diasporës.

Në festival marrin pjesë regjisorë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Qëndresa Fazliu nga Zyra për Informim në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, ka dhënë detaje rreth këtij festivali, i cili është në kuadër të aktiviteteve që kjo ministri po organizon në kuadër të “Ditët e Kulturës Shqiptare” në Diasporë.

Fazliu në një intervistë, ka deklaruar se qëllimi i MDIS-it, edhe përmes këtij festivali, është që të forcojë lidhjet mes diasporës shqiptare dhe vendlindjes, ndërsa është shprehur e kënaqur me pjesëmarrjen e regjisorëve dhe artistëve në këtë festival.

Ajo ka lënë të hapur mundësinë që ky festival të bëhet tradicional, duke thënë se është mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga ana e bashkëkombësve të cilët jetojnë në Zvicër.

Më poshtë gjeni intervistën e plotë: