NJOFTIM – Filloi turneu i futbollit Turqi

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike – Qendra Kulturore e Kosovës në Turqi, më 20 tetor 2019, për të katërtin vit me radhë filloi turneu i futbollit.

Në këtë turne po marrin pjesë 16 skuadra nga vise të ndryshme të Stambollit, ku është e koncentruar pjesa më e madhe e diasporës shqiptare.

Turneu, i cili do të zgjasë pesë javë, luhet me kualifikime, çerek finale dhe gjysmëfinale, ndërsa finalja do të luhet më 17 Nëntor.