Reagim nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ndaj 53 milionshit

Për hir të sqarimit të opinionit publik, Hill International, si punëmarrës i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, asnjëherë nuk ka thënë, PO apo JO, sa i përket debatit me operatorin Bechtel & Enka lidhur me borxhin e 53 milionë eurove (borxh i cili  ishte akumuluar nga keqqeverisja e kaluar, sepse projekti kishte mbetur 4 vite pa buxhet).

Madje kur është kërkuar mendim nga HILL, të njëjtit janë deklaruar se nuk janë kompetent për të dhënë rekomandim për të ardhmen kontraktuale të MIT si punëdhënës dhe BEGPB si punëmarrës, porse i njëjti është i obliguar që të mbikqyrë implementimin e çdo germe të kontratës së lidhur ndërmjet dy palëve. Prandaj, çdo insistim tjetër nga kushdo qoftë, përveç se përmes gënjeshtrës po e keqinformon publikun, po bëhet edhe shkelje e etikës së gazetarisë, që është informimi e jo përhapja e të pa vërtetës me tendencë për të denigruar ministrinë si institucion dhe ministrin Pal Lekaj.

Andaj, konform kësaj i bëjmë thirrje Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës që të distancohet nga kjo formë e gazetarisë të cilën po e proklamon mediumi “KOHA” dhe në të njejtën kohë, i thërrasim të gjithë akterët e përfshirë në projektin Autostrada, R6, “Arbën Xhaferi”, HILL, BEGPB, anëtarët e Komitetit Drejtues Ndërministrorë, që të deklarohen rreth “lajmit” të mediumit Koha, i cili në vetëvete nuk përmbanë asnjë të vërtet.

Në mbështetje të kësaj, gjeni edhe shkresën e vetme të marrë nga Hill International, lidhur me temën e 53 milionshit.