NËNSHKRUHEN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME LITUANINË DHE ESTONINË

U nënshkrua protokolli teknik i bashkëpunimit në fushën e transportit rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave, në mes të Kosovës dhe Lituanisë. Ky protokoll do të krjoj një urë bashkëpunimi në sektorin e transportit ndërmjet dy vendeve me qëllim të integrimit të komunitetit tonë të transportit në tregjet evropiane.

Protokolli në fjalë u nënshkrua pas negociatave bilaterale mes dy delegacioneve në nivel ekspertëve të të dy ministrive të linjës (kryesuar nga z. Xhemë Veseli, Drejtor i Departamentit të Transportit Tokësor-  udhëheqës i Delegacionit të Kosovës nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Një protokoll i këtij niveli ndërkombëtar është nënshkruar edhe Estoninë.

Nënshkrimi i këtyre dy protokolleve, ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe forcimin e marrëdhënjeve ndërmjet Kosovës – Lituanisë dhe Estonisë, si dhe  do të bëhet e mundur çasja e operatorëve kosovarë resident, në tregun ndërkombëtarë të udhëtareve dhe mallrave, duke eliminuar barrierat administrative dhe teknike si dhe duke iu krijuar operatorëve tanë mundësinë e lëvizjës së lirë të udhëtarëve dhe mallrave drejt vendeve Baltike dhe vendeve skandinave.