ASHNA PUBLIKON OPERIMET JANAR – TETOR, RRITJE MBI 10%

Article Image

Gjatë muajit Tetor 2019, në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror janë realizuar 1321 Operime Komerciale, ndërkaq për periudhën Janar – Tetor 2019, janë realizuar gjithsejtë 15633 Operime Komerciale, e që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ku në bazë të statistikave të numrit të operimeve për periudhën Janar – tetor 2018 janë realizuar gjithsejtë 14162 operime, vërehet një rritje e numrit të operimeve me mbi 10% apo 1471 operime më shumë.
Ndërkaq Operime Ushtarake për periudhën Janar – Tetor, janë realizuar gjithsejtë 878 operime, kurse Operime Tjera VFR gjatë kësaj periudhe janë realizuar 2054 operime.