FILLOI PUNA NË REHABILITIMIN E RRUGËS PANTINË-OSHLAN

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, mori pjesë në fillimin e punimeve për rehabilitimin e rrugës Pantinë-Oshlan,Vushtrri.

Lekaj theksoi se fillimi i këtij projekti simbolizon përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe në zhvillimin e projekteve infrastrukturore lokale, por para së gjithash, përmirësimin e jetës së qytetarëve të kësaj ane.

Ky projekt është financim i MIT-së dhe ka kosto 827 mijë e 163 euro. Me gjatësi prej 2.7 kilometra, brenda këtij projekti përfshihen: zgjerimi i rrugës, asfaltimi me dy shtresa, trotuaret, sinjalisitika horizontale dhe ajo vertikale, si dhe lëshesat gypore përgjatë rrugës.

MIT gjatë Qeverisë Haradinaj ka zhvilluar rreth 300 projekte infrastrukturore në mbarë vendin.