Xhaka nuk është më kapiten i Arsenalit

Unai Emery ka konfirmuar se Granit Xhaka nuk është më kapiten i Arsenalit. Kapiteni i ri i skuadrës është Pierre-Emerick Aubameyang.

Trajneri i Topçinjve ka bërë të ditur se mesfushori shqiptar është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Vitorias dhe se ai nuk do të jetë më pjesë e grupit të lojtarëve që mund ta bartin shiritin e kapitenit.

E gjitha kjo ka ndodhur pas reagimit të Xhakës kundrejt tifozëve të Arsenalit, të cilët e fishkëllyen në momentin e zëvendësimit në takimin ndaj Crystal Palace.

Granit Xhaka (Foto: Screenshot/Twitter

“Edhe një herë mund ta bëjmë një hap përpara me të, ai nuk është sot këtu, por njëherësh mendoj se kemi nevojë për kohë se çfarë do të bëjmë me të dhe fillimisht të jemi të qetë dhe të stërvitet me ne çdo ditë”.

“Por, kam biseduar me të këtë mëngjes dhe po ashtu kam vendosur se ai nuk është njëri nga kapitenët në grupin tonë. E vendosa këtë dhe ia thashë këtë mëngjes”, ka deklaruar Emery, citon Daily Mail.

Xhaka nuk ka luajtur që nga reagim ndaj tifozëve (më 27 tetor), në ndeshjen e Carabao Cup ndaj Liverpoolit dhe në fundjavën e kaluar ndaj Wolverhampton Wanderers.