Ministri n’detyrë Mustafa krenohet në Austri me kthimin e kosovarëve nga Siria, por që s’e kishte pyetur askush për këtë aksion

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa mori pjesë në ministerialin e Salzburgut, i cili po zhvillohet në Vjenë.

Mustafa i njoftoi të pranishmit se kthimi i 110 shtetasve nga Siria, prej tyre 74 fëmijë dhe 32 gra, ka vendosur një standard të ri dhe me këtë Republika e Kosovës ka treguar përkushtim e saj në marrjen e përgjegjësive shtetërore.

Ai, gjithashtu theksoi se për këtë operacion Republika e Kosovës është vlerësuar lart nga SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe organizatat ndërkombëtare.

Por, kur kishte ndodhur aksioni i rikthimit të kosovarëve nga Siria, Mustafa nuk ishte pyetur fare për këtë aksion.

Madje ai kishte thënë se nuk ka asnjë informacion dhe nuk e di se çfarë po ndodhte në aeroportin e Prishtinës.