Fisnikët dhe Gold AG publikojnë klipin e ri

“Ku je nis” është titulli i këngës më të re, të cilën grupi i mirënjohur, “Fisnikët”, e ka publikuar në bashkëpunim me Gold AG.

Frontmeni i bendit të popullarizuar, Agim Gërguri dhe reperi Arian Agushi e kanë shkruar tekstin e kësaj kënge.

Edhe muzikën e ka bërë Gërguri, derisa për orkestrimin është angazhuar i gjithë grupi “Fisnikët”.

Për anën vizuale është kujdesur Max Production që e ka xhiruar videon muzikore të kësaj kënge.