Për 10 muaj, 33 persona kanë bërë vetëvrasje në Kosovë

Numri i vetëvrasjeve në Kosovës po mbetët ende shqetësues.

Vetëm brenda 11 muajve të vitit 2018 në Kosovë janë njëzet e dy persona (22) të cilët kanë kryer vetëvrasje.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në periudhën janar-tetor 2019 , 33 persona kanë kryer vetëvrasje.

Ndërsa, 136 raste janë evidentuar si vetëvrasje në tentativë.

“Duke ju referuar te dhënave ne PK, për numrin e rasteve te vetevrasjeve per periudhen kohore 01-01-2018 – 31-10-2019 janë:

·        Vetëvrasje 33 raste

·         Vetëvrasje në tentativë 136 raste”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Indeksonline.

Ndërkohë sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth 800 mijë njerëz në vit vdesin nga vetëvrasja, që i bie një person çdo 40 sekonda.