Kryebashkiakja e Durrësit jep dorëheqje pas deklaratës skandaloze “Të jemi të kënaqur me 50 viktima…”

Kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako, ka dhënë dorëheqjen këtë të diel me një postim në rrjetin social, Facebook.

Sako shkruan se është lënduar nga reagimi negativ që mori për shkak të një prononcimi që bëri mbrëmjen e djeshme dhe i cili u konsiderua si një gafë e rëndë e saj.

“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, shkruan Sako.