Rrëshqitja e autobusit në Tunizinë veriore vret më shumë se 20 njerëz

Ministria e Brendshme e Tunizisë ka thënë se një autobus që transportonte turistë vendas u rrëzua nga një kodër, duke vrarë të paktën 22 njerëz dhe duke plagosur 21 të tjerë.

Autobusi, i cili i përkiste një kompanie private nuk arriti të manovrojë një kthesë të mprehtë në rajonin verior të vendit Ain Snoussi dhe u rrëzua në fund të një gryke, tha Ministria e Brendshme të dielën, transmeton Telegrafi.

Khaled Lahyoune, një zëdhënës i ministrisë, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se automjeti po shkonte nga kryeqyteti, Tunis, për në Ain Draham, një destinacion popullor vjeshte.

Lahyoune tha se të plagosurit janë transferuar në spitalet Amdoum dhe Beja për trajtim.

Ain Draham ndodhet në një lartësi prej 800 metrash në shpatet e Djebel Bir, një nga malet Kroumirie, në kufirin me Algjerinë.

Pas aksidentit, Federata Tuniziane e Futbollit tha se do të mbajë një heshtje një minutëshe para të gjitha ndeshjeve të planifikuara të dielën.