Shkencat Politike Socilale Psikologjike, Fuqia e Artit dhe Sportit

Shkencat Politike Socilale Psikologjike

Sipas një përkufizimi të përgjithshëm shkenca politike i referohet asaj disipline shkencore e cila merret me proceset, sjelljet dhe veprimet politike apo me fjalë tjera, siç edhe mund të supozohet nga emërtimi, kjo lëmi përbën studimin shkencor të dukurive, sjelljeve, proceseve, institucioneve dhe formacioneve politike. Qëllimi dhe vet objekti i hulumtimit të shkencave politike është përfitimi i njohurive mbi politikën, njohuri të bazuara në të dhëna e fakte si rezultat i hulumtimeve objektive dhe përsiatjeve të vazhdueshme shkencore.Vet etimologjia e termit politika na lë të kuptojmë që kemi të bëjmë me udhëheqjen dhe zhvillimin e jetës shoqërore. Prejardhja e këtij termi na sugjeron se politika merr domethënien e një organizimi dhe rendi publik përmes qeverisjes.

Sistemi qeverisës në vendin tonë ka nevojë për një elitë të re politike, jo vetëm sepse jetojmë në një epokë ndryshe qe 20 vite, por edhe për kushtet specifike të tanishme. Studiuesit dhe specialistët e huaj dhe vendor tashmë janë të bindur se kultura politike, qoftë e trashëguar, qoftë kjo aktuale, nuk është në nivelet e duhura. Dhe dihet se kur një vend ka mungesë kulture politike, demokracia nuk mund të jetë kurrë e sigurt!

Shkenca politike, madje sikundër quhen sot në botë “shkencat e qeverisjes dhe politikave”, është jo vetëm prirje e kohës, por edhe nevojë për të rinjtë dhe gjith të tjerët politikbërës të mirë që duan ta ndryshojnë situatën duke shpresuar që viti 2020 të jet i mbarë.

Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike në gjurmët e eksperiencën e departamentit të Shkencave Politike. Shkencat Sociale në vendin tonë po bëhen të një rëndësie gjithnjë e më të madhe si rezultat i trasformimeve të vazhdueshme në shoqëri, kërkesës për politika sociale gjithnjë e më të qëndrueshme, për sisteme politike demokratike, integritet në politikbërje, për një shtet funksional, të pa korruptuar, në funksion të mirëqënies dhe dinjitetit të individëve që përfaqëson.

Nisur nga motive me interesa kombëtare dhe në shërbim të proceseve të integrimit të vendit, por edhe për ndërtimin e një shoqërie që ka në fokus njeriun, lirinë, të drejtat dhe cilësinë e jetës së tij, them se studimet sociale duhet të jenë prioritare. Politkbërj,sistemi qeverisës duhet të janë atraktiv për specialist të kësaj fushe. Duke bërë vështrimin analitik, kërkesat do të vijnë duke u rritur dhe kërkesat për cilësi do të jenë në mënyrë evidente gjithnjë e në rritje. Mbështetur në studimet parashikuese dhe ato të visibilitetit sa brenda institucionneve tona por edhe jashtë tyre është më e udhës dhe plotësisht të motivuar që shkencat sociale të vijojnë me më shumë intesitet.

Demokraci, politika por edhe administrata publike kanë dëshmuar se kanë mangësi të theksuara në trajtimin e çështjeve publike. Shumica as nuk e di se çfarë përfshin koncepti ”publike”, pa le më të merret me menaxhimin e këtyre problematikave. Kjo i ka hapur rrugën një mungese të theksuar të përgjegjshmërisë ndaj çështjeve publike. Por politika është dhe do të mbetet gjithnjë çështje publike.

Psikologjia politike si shkencë studion lidhjen politikë-psikologji dhe aplikon teoritë e psikologjisë. Politika afekton jetën e përditshme, problemet më jetike të njerëzve, shëndetin, arsimimin e tyre e të fëmijëve të tyre, mirëqenien, pagat. Për rrjedhojë, të mos njohësh psikologjinë e atyre që e bëjnë politikën, e politikanëve, që në një masë të madhe kanë në dorë mjaft nga çështjet më me rëndësi të jetëve tona, do të ishte një minus ku e ku më i madh se mosnjohja e cilësdo psikologji aq në modë sot, që nga ajo e kafshëve deri tek ajo e kozmosit.

Fuqia e Artit dhe Sportit

Fuqia e arteve përfshin çdo aktivitet ose produkt të krijuar nga njeriu që shprehin ide, emocione ose në përgjithësi, një vizion të botës.

Arti përdor metoda të ndryshme dhe kanë zakon ta kufizojnë atë në të ashtuquajturat arte pamore në thelb piktura, skulptura dhe arkitektura.

Arti bën mrekulli. Të afron jo vetëm me një botë përtej reales, por ndërvepron mes saj për të njohur një botë tjetër, sa krijuese aq dhe mrekullibërëse.

Sot, fuqia e artit gëzon një rrjet të gjerë studimi, përhapja dhe konservimi i gjithë trashëgimisë artistike të njeriut përgjatë historisë.

Fuqia e sportit eshte shume me e madhe se sa shume njerze mendojne. Sporti është veprimtari njerëzore qëllimi i së cilës është argëtimi dhe zhvillimi apo krahasimi i aftësive psikike dhe fizike. Sporti në histori na jep të dhëna të rëndësishme mbi ndryshimet shoqërore të cilat me kalimin e shekujve kanë ndikuar mbi konceptimin e sportit në varësi të kulturave të ndryshme. Sporti si aktivitet që përfshin aftësitë fizikë e mendore të njeriut, me qellim për ti ushtruar dhe përmirësuar vazhdimisht, e për ti përdorur më pas në një mënyre më frytdhënëse na jep idenë se sporti është pothuajse aq antik sa edhe zhvillimi i inteligjencës së njeriut. Për njeriun primitiv aktiviteti fizik, ishte vetëm një mënyre shumë e dobishme për të zgjeruar njohjet e tij mbi natyrën.

Fuqia psikologjia sportive është një veprimtari hulumtuese fizik dhe marrëdhënia midis shkencave psikologjike. Nga vetë natyra e tij, ajo është edhe një disiplinë teorike, por edhe një disiplinë të fortë aplikuar. Ajo është gjithashtu mësuesit të edukimit fizik duhet të zotëruar disiplinë.Njerëzit e angazhuar në aktivitete sportive që dalin nga fenomeni psikologjik janë të ndryshme, aktivitete sportive dhe marrëdhëniet njerëzore mes fenomen psikologjik është shumë komplekse. Aktiviteti fizik në arsimin fizik ose kushte të specializuara të demonstruara nga vëmendja u përqendrua pasiv ose aktiv fokus, i kushtoj vëmendje për përshtatshmërinë e aftësisë.

Sporti në rritjen fizike dhe zhvillimin ka një rol të rëndësishëm. Praktika sportive dhe hulumtim tregon se sporti mund të bëjë në një periudhë relativisht të shkurtër kohe për të marrë të personalizuar, trajnimin dhe zhvillimin.

Shkruan: Albina Hyseni

Studiuar Administratën Publike Mardhënjet Ndërkombëtare dhe Studimet Evropiane