Në Graz të Austrisë mbahet seminari rajonal me mësuesit e arsimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë

Seminari rajonal i katërt me radhë me mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë.

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në Graz të Austrisë, po mbanë seminarin rajonal të katërt me radhë me mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë.

Pjesë e këtij seminari janë mësuesit nga Austria, Zvicra, Kroacia, Sllovenia, ligjërues nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës dhe ligjëruese nga shkollat shqipe të Republikës së Shqipërisë.

Seminari do të vazhdoj punimet dyditore duke shtjelluar temat që kryesisht kanë të bëjnë me shkollat shqipe në diasporë siç janë temat profesionale të mësimdhënies dhe mësim nxënies, programet integruese historiko-kulturore – misioni strategjik për arsimin shqip, programet për një zhvillim të plotë identitar e kulturor për nxënësit shqiptarë në diasporë, ballafaqimi me shumësinë e identiteve e tema të tjera konkrete.