Haradinaj: Nëse LVV e LDK kanë stagnim, jemi të interesuar për gjetjen e formulës për krijimin e Qeverisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka informacione të sakta lidhur me zhvillimet për krijimin e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

“I përcjell titujt e lajmeve, por s’kam informata tjera. Ne nuk jemi pjesë e ndonjë diskutimi. Nuk jemi ftuar.  Nuk jemi të interesuar për bashkëqeverisje, sepse nuk kemi kauzë”, ka thënë Haradinaj, në Klan Kosova.

Por nëse puna për themelimin e institucioneve do të stërzgjatët, ai ka thënë se nuk do të rrinë duarkryq.

“Nëse kanë stagnim, nëse bllokohen jemi të interesuar për gjeteje një formule për krijimin e Qeverisë. Nuk lejojmë që vendi të mbetet në këtë gjendje – pa krijim të institucioneve”.

“Krijimi i institucioneve është proces i ndërlikuar. Në koalicione duhet kujdes, fleksibilitet, dhënie e respektit ndaj secilit. Ne jemi opozitë. Jo opozitë e Kosovës. Në çdo temë që Qeveria e ardhshme merr qëndrim të duhur e ka përkrahjen tonë”.

“Nuk i bëjmë opozitë Kosovës në këto kohëra të vështira. Aty ku gabon Qeveria normalisht se duhet marrë qëndrim kundër. Si për ndarjen e Kosovës që mora qëndrim kundër edhe ndaj partnerëve të koalicionit”, tha ai.