Suarez zgjedh pesë sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, CR7 nuk është pjesë e listës

Ylli i Barcelonës, Luis Suarez nuk e ka përfshirë Cristiano Ronaldon në listën e pesë sulmuesve më të mirë të të gjitha kohërave sipas tij.

32-vjeçari uruguaian foli për sulmuesit e tij të preferuar gjatë një interviste për mediumin e njohur sportiv Bleacher Report.

Në listën e Suarezit përfshiheshin vetëm sulmuesit nga Amerika e Jugut, përfshirë dy lojtarë që ai ka luajtur së bashku gjatë karrierës së tij.

Goal.com ka përpiluar listën e të preferuarve kryesorë të uruguaianit, ku gjenden emra të njohura nga e kaluara dhe e tashmja.

5.Romario

4.Ronaldo

3.Diego Forlan

2.Gabriel Batistuta

1.Lionel Messi