Vendimi për pezullimin e Ligjit për Pagat i drejtë, grevat në arsim një nga faktorët për dështimin në PISA

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që të pezullojë zbatimin e Ligjit për Pagat në sektorin publik, ka revoltuar sindikatat që mbrojnë të drejtat e punëtorëve.

Shërbyesit shëndetësor, ata të arsimit, policë e doganierë, morën masa të mënjëhershmë për të kundërshtuar këtë vendim, ku qysh të nesërmen nisën grevat në institucionet e shëndetësisë dhe arsimit.

Njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani, duke komentuar këtë vendim, të cilin e dërgoi institucioni Avokati i Popullit, thotë për Indeksonline se pezullimi është masë e përkohshmë që nxjerrë Gjykata Kushtetuese deri në një vendim të formës së prerë, derisa aktgjykimet e kësaj gjykate pasi që të nxirren nuk i nënshtrohen më ankesave, por zbatohen me automatizëm. Por, sipas tij, ky ligj ka dy konotacione.

“E para është e fushës së të drejtave të njeriut dhe barazisë, pa diskrimim të qytetarëve, pa marrë parasysh prejardhjen sociale, ekonomike, etnike etj. Nëse ka pajtueshmëri me kushtetutën e vendit dhe parimet bazë të të drejtave të njeriut, kjo Gjykatë reagon duke ndalë me automatixëm përmes një vendimi të saj diskrimimin.

Në Kosovë është instaluar një praktike partiake, ku shërbyesve civilë dhe shërbyesve publik, që gjithsësj janë 83 mijë persona, janë shënderruar në maqineri të votuesve të partive që ne jemi mësuar t’i quajmë klientel partiake. Këtyre kategorive, shteti iu rrit pagat përderisa kanë lënë anash 1.5 milionë banorë që jetojnë nga sektori privat, i cili në Kosovë është një gjungël anarkike me të drejtat e punëtorëve dhe shumica e institucioneve private – ndërmarrjeve nuk kanë as sindikata. Këtë sektor nuk e mbikëqyr askush edhe pse ka inspektorat shteti, por me vite mbeten pagat e njëjta dhe pa perspektivë dhe qyteti ikën edhe nga ky sektor dhe kërkojnë punësim përmes formave të ndryshme në sektorin publik ose privat, ku pagat vjetore janë të garantuara.

Burjani shton tutje se pezullimi i zbatimit të ligjit do të sjellë protesta, greva e paknaqësi që vështirë të menaxhohen, sepse kjo kategori është mësuae prej partive që t’iu rritet paga, pas çdo parë zgjedhjeve që kanë, në anën tjetër kërcënimi më i madh i tyre është ndalja e punës dhe ikja nga vendi siç janë mjekët dhe infermierë, në kategorinë që tregu ekonomik ka nevojë më shumë.

“Vetëm në këtë realacion duhet të rriten pagat, aparati i shtetit-shërbyesit civil duhet rrit pagë vetëm në bazë të zhvillimit ekonomik dhe performancës që bëjnë në punë. Pra, nuk ka paga ad-hoc që të rriten me para të taksapaguesve. Këto kategori që kërcënohen me greva, sindikatat e arsimit dhe të tjerat, janë në interes të tyre që t’u rriten pagat pa lirim, koeficient normal, të gjitha kanë dëshirë që pagat e tyre të jenë të mëdha, pa marr parasysh se a ka punë dhe sa ka nevojë që nuk përputhen me ekonomikë e tregut. Kosova me ligjin aktual për pagat të pezulluar ka pagesat më të larta në rajon, përkundër brutoproduktit më të dobët prodhues për kokë banori”.

Në anën tjetër, profesori universitar i së drejtës kushtetuese, Flamur Hyseni, vendimin e pezullimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave e quanë të drejtë në aspektn ligjor.

“Drejtë ka vendosur Gjykata Kushtetuese, nuk paraqet asnjë problem. I është kërkuar vlerësim i kushtetueshmërisë. Këtë nuk mund ta bëjë pa masë të përkohshme – pezullim. Por, kjo nuk e paragjykon vendimin e kushtetuesës, se cili do të jetë kur të merr vendim për vlerësim, p.sh ka mundësi konsiston se ligji është në rregull, pra kushtetues. Krejt është bërë brenda ligjeve, secili veprim, si ai i Avokatit të Popullit, po ashtu edhe i Gjykatës Kushtetuese”.

Por, grevat që nisën sot, veçmas ato të arsimit, thirrur nga SBASHK, janë përfillur jo nga të gjitha institucionet shkollore. Madje, eksperti i fushëm se arsimit, Halim Hyseni, për Indeksonline, si faktor kryesor që Kosova sërish  u rendit në fund të listës në PISA, i sheh grevat.

“Do të ketë pasoja. Është krijuar një gjendje e papërshtatshme psikologjike, sepse temë kryesore do të jenë pagat e jo përfundimi i suksesshëm i gjysmëvjetorit. Efektet negative do të manifestohen në gjysmëvjetorin e dytë, për shkak se nuk do të jetë analiza e suksesit nga e cila duhet të dalin rekomandimet, për avancimin e cilësisë së mësimdhënies.

Grevat e zhvilluara gjatë dy viteve të kaluara, janë faktori kryesor pse rezultate sumare të PISA 2018 janë më të ulëta se të vitit 2015″, thotë Hyseni për Indeksonline.

Ndryshe, sipas Ligjit të ri për paga, zbatimi i së cilit u pezullua nga Kushtetuesja, paga mujore më e ulëta do të ishte ajo e shtëpiakut prej 322 euro, 621 euro paga e mësimdhënësve të shkollës së mesme, profesori i universitetit do të kishte marrë pagë me rritje prej 1.505 euro, kryeprokurori 1. 912 euro, kryeministri 2.151 dhe presidenti i Kosovës do të merrte pagë mujore në vlerë prej 2.390 eurosh./