Ç’ËSHTË ARTI?

Shkruan : Basri Bujupi – Filozof

Fillimisht po e shprehi idenë time duke dhënë përgjigje në pyetjen çka është Arti?
Arti buron nga mendja, eksplorohet dhe absorbohet nëpërmjet shqisores dhe fuqinë e tij
abstrakte Arti e transcendon edhe mbi shqisoren apo përtej shqisores.

Te njeriu zgjon interesim një punim arti, vepër arti, e bukura të cilën na dhuron arti, por
duhet shtruar pyetjet sipas filozofit gjerman Hegelit: “ Ç’do të thotë një vepër arti? Ç’do të
thotë forma e saj në lidhje më gjuhën? Çdo të thotë një shprehje? Mendimtari i njohur
gjerman Hegeli, më idetë e tij interesante për Artin na zgjon kureshtje dhe interesim që të
mendojmë thellë për të bukurën artistike të cilën na dhuron një vepër arti.

Filozof, Sociolog, mendimtar të ndryshëm i kanë dhen idetë dhe mendimet e tyre për sa i
përket Artit? Sipas Hegelit Arti është paraqitje shqisore e idesë, ndërsa Platoni thotë se arti
është tri here hija e hijes. E Imanuel Kant filozof-idealist gjerman theksonte se e bukura në
Art ka të bëj më kritikën e shijes artistike. Andaj Hegeli theksonte se idenë e bukur që e shprehë në një punim arti, është e vetmja që ka vlerë, kjo ndodh pasi është ajo që ka lindur nga mendja dhe është çliruar prej saj.

Hegeli thotë: ”nëse e bukura është shprehje shqisore e së vërtetës, nëse kjo shprehje
sundohet plotësisht nga një subjekt, atëherë arti është superior ndaj natyrës, por i
përshtatet më mirë realizimit të qëllimit që ja cakton së bukurës.”

Shtrohet pyetja: Kush është objekt i Artit sipas Hegelit?

Arti e ka si objekt paraqitjen e së vërtetës, sipas tij përmbajtja e artit është ideja, forma e tij është strukturimi më anë të shqisave dhe pamjeve, mirëpo arti duhet të ndërmjetësoj këto dy aspekte në mënyrë që ato të përmbajnë një tërësi të lirë e të harmonizuar.

Ndërsa sipas Niçes “Arti thuhet se vepron si një sugjestion mbi muskujt e shqisat, pasi ç’do
lëvizje e brendshme (ndjenje, mendim, emocion) shoqërohet nga ndryshime në enët e
gjakut dhe si pasoj më ndryshime në ngjyrë, temperaturë, sekrecione” të gjitha këtu dukuri që sipas Niçes duhet ti lidhim më forcën sugjestive të muzikës.

Por kur ndalemi për një moment të caktuar dhe e analizojmë konceptin kartezian të
mendjes të gjeniut Kanti, ashtu te Dekarti; mendja është një fuqi kontrolli pa kufi mbi
vetveten, sipas tyre bukuria e vërtet është një krijim i mendjes, në ketë pikë padyshim
pajtohen Kanti e Hegeli.

Hegeli po ashtu mendonte se arti është pjesë përbërëse e zhvillimit të shkencës, d.m.th e
vet shpalosjes së mendjes në gjithë rregullsinë e saj. Po ashtu Hegeli mendonte së: mendja para se të arrij të koncepti i së vërtetës në art, duhet të përshkoj një rrugë, e kjo rrugë është përshkrimi i formave të artit, brenda të cilave mendja ndërgjegjësohet për vetveten si mendje teorike, e në këtë pikë Hegeli ka arritur ta pajtoj Klasicizmin më Hitoricizmin.

Arti shprehet nëpërmjet Filozofisë por edhe Filozofia shprehet nëpërmjet Artit. Kur tani
flasim për piktorin e madh Pikaso, pastaj Leon Zherom, Ketën Uodlvil, në Artin e tyre ne
shohim filozofi të veqanta me ide të ndryshme artistike. Pablo Ruiz Picasso thotë së Arti
duhet të zhvillohet në mënyrë kreative, pavarësisht komerciales dhe se artisti duhet të
punoj për vete dhe se impulsi i brisht i kreativitetit duhet kuptuar si një kalim i egos
njerëzore. Prandaj kur është në pyetje suksesi dhe arsyeja Arti nuk duhet të bëj kompromis.

Një artist ka nevojë për sukses, për arsye se e krijon murin vet të besimit, që të bëj atë që e bën dhe që është e arsyeshme të bëhet në art. Këshilla e tij ishte që pikturat të shitën
shumë e jo shtrenjtë, që të përhapën e shpërndahen në gjithën botën.

Një piktor mjaft i rëndësishëm është edhe Leon Zherom – i cili është një mjeshtër më talent të veqant, veprat e të cilit ishin më motive nga Shqipëria. Esenciale është që veprat artistikë të tij dallohen për realizmin në vërtetësi të tipareve dhe mjedisit kombëtar. Ku veprat e tij përfshijnë shqiptaret duke luajtur shah, Shqiptarët në Kajro.

Pastaj, piktori Ketën Uodlvil i cili në artin e tij shpreh jetën njerëzve të thjesht. Dhe
përfundimisht gjerësia dhe thellësia e Artit shprehët në Pikturë, Skulpturë, Dramë, Histori,
Letërsi etj. Dhe mund të potencoj se Filozofia e Artit dhe Arti i Filozofisë, japin prognoza për të bukurën dhe bëjnë përpjekje që të reflektojnë për të vërteten, e sa arrijnë ???…