Brie Larson është bishë e vërtetë në palestër: Aktorja pa u lodhur fare ngre pothuajse 100 kilogramë

Aktorja ka zbuluar si janë dukur përgatitjet e saj për rolin në filmin “Captain Marvel” dhe ka treguar edhe që patjetër është detyruar të punojë shumë

“Kam mësuar që jam shumë më e fortë sesa kam menduar duke aktruar në këtë film”, ka thënë Brie Larson.

Ka stërvitur nëntë muaj në mënyrë që të arrinte forcën fizike para se të fillonte xhirimi i filmit, shkruan Mens Helath. Tani është mbretëresha e padiskutueshme e palestrës.

“Rekordi im i ngritjes së peshave tani është 97 kilogramë”, ka thënë ajo.

Në profilin e saj në Instagram mund të shohim disa xhirime nga palestra dhe duhet patjetër ta pranojmë që forca e saj është për t’u admiruar.

“Kjo aftësi imja që të ngre kaq shumë peshë ka bërë që të ndryshoj perspektivën dhe ta kuptoj veten pak më mirë”, ka thënë aktorja.