Kushdo që e njeh këtë grua ta lajmërojë policinë, nuk posedon dokumente identifikuese e as adresë banimi

Të shtunën në lagjen Dardania në Prishtinë, policia ka ka hasur një grua pa përkujdesje e cila nuk posedon as dokumente identifikuese dhe për rrjedhojë nuk dihet as adresa e banimit të saj.

Policia kërkon nga ata që e njohin gruan në foto të lajmërohen në nr. 192 dhe të ofrojnë të dhëna për identitetin dhe adresën e banimit të saj, në mënyrë që e njëjta të kthehet në vendbanimin e saj.

“Falënderojmë të gjithë ata që do ofrojnë të dhëna në mënyrë që personin në fjalë ta kthejmë në vend-banimin e saj”, thuhet në komunikatën e policisë.