Askush si Ronaldo, shënon në ndeshjen e gjashtë radhazi në Serie A

Cristiano Ronaldo nuk po ka të ndalur te Juventusi që gjashtë ndeshje radhazi.

Ylli portugez ka dyfishuar epërsinë e Zonjës së Vjetër me golin e shënuar nga pika e bardhë ndaj Romës.

Fillimisht ishte Merih Demiral, ai që e shënoi golin e parë pas vetëm tre minutash lojë, me një asistim nga Paulo Dybala.

Më pas, 34-vjeçari shënoi golin e dytë, e që penalltinë e fitoi La Joya.

Kjo është ndeshja e gjashtë me radhë që Ronaldo shënon për torinezët, derisa ky takim po zhvillohet në kuadër të javës së 19-të në Olimpico.