Trump i çon selam Iranit: Mos i vritni protestuesit tuaj, bota po ju sheh

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump i ka dërguar porosi Iranit duke i thënë “mos i vrisni protestuesit tuaj”.

Trump ka thënë se bota po shikoj vrasjen e mijëra njerëzve dhe burgosjen e tyre.

Shkrimi i plotë:

Për udhëheqësit e Iranit – Mos i vritni protestuesit tuaj. Mijëra janë vrarë ose burgosur tashmë nga ju, dhe bota po shikon. Më e rëndësishmja, SH.B.A po shikon. Kthejeni përsëri internetin tuaj dhe lërini që reporterët të bredhin të lirë! Ndaloni vrasjen e popullit tuaj të madh iranian!

To the leaders of Iran – DO NOT KILL YOUR PROTESTERS. Thousands have already been killed or imprisoned by you, and the…

Posted by Donald J. Trump on Sunday, January 12, 2020