Veprimi qesharak i presidentit te Iranit, e shpall organizatë terroriste Pentagonin Amerikan

Disa ditë pasi parlamenti iranian votoi në mënyrë unanime për t’i shpallur forcat amerikane “terroriste”, presidenti i vendit Hassan Rouhani ka nënshkruar një projektligj që e përcakton Pentagonin dhe “të gjitha degët e tij” si organizata terroriste, ka raportuar agjencia shtetërore iraniane e lajmeve “Press TV”, transmeton CNN.

“Parlamenti i Iranit kaloi versionin fillestar të ligjit qysh në prill, i cili e përcaktonte Komandën Qendrore të Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) organizatë terroriste pasi SHBA-ja e futi në listën e zezë Trupat e Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC)”, ka thënë Press TV.

Përcaktimi më i fundit i Iranit erdhi pas një rundi të ri sanksionesh të SHBA-së dhe pas vrasjes së komandantit të Përgjithshëm të IRGC-së, Qasem Soleimani, më 3 janar.