Ndalohet nga policia një shtetas i Serbisë, tentoi të kontrabandoi barëra në vlerë 1 mijë euro

Policia kufitare ka bërë të ditur se dje rreth orës 07:00 në fshatin Shurdhan, kanë ndaluar një traktor, që drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë.

Gjatë kontrollit kanë vërejtur se i njëjti transportonte disa barëra, me vlerë rreth 1000 euro, për të cilat nuk posedonte dokumente përcjellëse.

Rasti është duke u hetuar.