Një tjetër ish-president i Real Madridi në gjendje të rëndë shkaku i coronavirusit

Ish-presidenti i Real Madridit, Lorenzo Sanz ndërroi jetë të shtunën e javës së kaluar në moshën 76-vjeçare, derisa ishte infektuar me coronavirus.

Por, lajmet e këqija për Los Blancos nuk ndalen me kaq, pasi në gjendje të rëndë është tani edhe një ish-president tjetër i tyre, Fernando Martin Alvarez, që po ashtu është infektuar me virusin pandemik.

Sipas mediave në Spanjë, 72-vjeçari është nën kujdesin intensiv në spitalin ‘Puerta de Hierro’ në Madrid.

Alvarez ishte president i klubit spanjoll për dy muaj në vitin 2006.  Ai ishte bërë president i klubit më 27 shkurt të vitit 2006, pas dorëheqjes së Florentino Perezit.

Nën urdhrat e tij, Real Madridi nuk kishte humbur asnjë ndeshje në La Liga, derisa ishin eliminuar nga Arsenali në Ligën e Kampionëve.

Infektimi i Alvarez me coronavirus vije dy ditë pas ish-presidenti tjetër Sanz ndërroi jetë, derisa ishte në krye të klubit nga viti 1985 deri më 1995.