Qytetarët do ndezin qirinj sonte për ta nderuar ikonën Leze Qena

Ikona e kinematografisë kosovare, Leze Qena, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm (e mërkurë) në QKUK.

Aktorja, e cila vdiq në moshën 85-vjeçare, shquhet për karrierën e pasur artistike, me një numër të madh të roleve në filma e seriale.

Lajmi për humbjen e saj ka tronditur mbarë opinionin shqiptar, ndërsa ngushëllime kanë shprehur shumë prej personazheve publike.

Në bazë të një fotografie që ka qarkulluar në rrjetet sociale, qytetarët sonte në orën 20:00 do ndezin qirinj për nder të veprës dhe krijimtarisë së saj.

“Unë do të ndez një qiri në ballkonin e banesës sime.Bashkohu edhe ti! Sonte në ora 20:00”, thuhet në njoftim.

Leze Qena (Foto: Dafina Zeqiri/Instagram)

Kohëve të fundit, aktorja Qena nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, me ç’rast edhe ishte distancuar nga angazhimet artistike.