Stafi i Klinikës së Biokimisë në Kosovë futen në vetizolim

A doctor watches a coronavirus patient under treatment in the intensive care unit of the Brescia hospital, Italy, Monday, March 16, 2020. For most people, the new coronavirus causes only mild or moderate symptoms. For some, it can cause more severe illness, especially in older adults and people with existing health problems. (AP Photo/Luca Bruno)

5 pjestarë të Klinikës së Biokimisë në Kosovë dhe drejtori i saj, Shemsi Veseli, janë futur në karantinë, pasi kishin kontakt me një person të infektuar me koronavirus.

Ata në vetizolim janë futur që nga i diela, pasi kontaktin me personin e prekur me covid-19 e kishin të premten.

Drejtorit dhe stafit  pritet që t’i bëhej testi në mënyrë që në rast se ata dalin negativ të vazhdojnë punën në Klinikën e Biokimisë.

Ndryshe, në Kosovë numri i të infektuarve ka shkuar në 71, prej tyre një i moshuar ka vdekur.