I gjithë personeli shëndetësorë në Gjakovë rezulton negativ në COVID-19

I gjithë personali shëndetësorë në Gjakovë që janë testuar për coronavirus kanë rezultuar negativ.

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës.

“I gjithë personeli shëndetësorë që janë testuar sot kanë rezultuar negativ, së bashku do të fitojmë këtë betejë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, deri më tash në Kosovë janë konfirmuar 88 raste me COVID-19, njëri nga të infektuarit është shëruar, ndërsa ditën e diele është shënuar edhe viktima e parë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të iu përmbahen rekomandimeve të dhëna.

ZYRTAREI gjithë personeli shëndetësorë që janë testuar sot kanë rezultuar NEGATIV !“SË BASHKU DO TA FITOJMË KËTE BETEJË “Sinqerisht,Hilmi ShalaUD Drejtori Ekzekutiv

Posted by Spitali i Përgjithshëm Gjakovë on Friday, March 27, 2020