fbpx
Virusologu britanik: A do të bëhet coronavirusi grip sezonal, çfarë na nevojitet...

Virusologu britanik: A do të bëhet coronavirusi grip sezonal, çfarë na nevojitet për ta kontrolluar

Virusologu Mike Skinner nga Londra për “Science Focus” ka shpjeguar se a do të bëhet coronavirusi grip sezonal

Sipas virusologut janë kyç disa parametra që virusi të bëhet sezonal.

“Nuk arrijnë të gjitha viruset kulmin gjatë dimrit, varet nga transmisioni. Viruset respiratore të cilët shfaqen gjatë dimrit janë rezistues ndaj faktorëve të jashtëm, përkatësisht, nxehtësisë, dritës UV dhe lagështisë së ajrit”

– Më shumë ditë me diell zvogëlojnë numrin e viruseve aktivë në sipërfaqe, sepse nëse u janë të ekspozuar dritës së diellit më shumë se tri orë zvogëlohet mundësia që me kontakt të sipërfaqes të infektoheni.

Ekziston shpresa që nëse shtyjmë kulmin e virusit deri nga fundi i pranverës apo fillim i verës do ta zvogëlojmë transmisionin.

” Tani për tani nuk dihet a do të sillet edhe coronavirusi në të njëjtën mënyrë si edhe viruset e tjera”, ka thënë Mike Skinner.

Sipas vlerësimit të ekspertëve, tani për tani plani është që të zvogëlohen valët e infektimit dhe numri i të infektuarve.

– Duhet patjetër të presim vaksinën në mënyrë që të kontrollojmë dhe ta çrrënjosim virusin, përfundon virusologu.