Mosuniteti politik dhe efektet aktuale në imazhin ndërkombëtarë të Kosovës

Nje artikull i botuar ne Washingtontimes javën e kaluar me autor J. Michael Waller, me titull “Lëreni strategjinë e dështuar të Bill Klinton të Kosovës të thahet në mes të pandemisë COVID-19” ka qenë ndër shkrimet më famëkeqe që lexuesi kosovar ka mundë të hasë nëmediet amerikane nënjë moment shumë kritik për të ardhmen e vendit tonë.

Autori, i cili është  profesor i Universitetit të Bostonit dhe duket të jetë një përkrahës i politikave tëekstremit të djathtë, ku edhe e gjen veten kjo media në të cilënështë botuar shkrimi, nuk tregon fareempati ndaj viktimave të luftërave në territoret e ish-Jugosllavisë të shkaktuara nga politika shtetërore shoviniste serbe. Duhet rikujtuar se gjatë viteve të 90-ta luftërat që kanë ndodhur nëterritorin e ish-Jugosllavisë si emërues të përbashkët kanë pasur Serbinënë rolin e saj sipalë direkte ose indirekte.

Për më shumë, nga ky artikull vërehet se theksi kryesor i autorit vihet kryesisht në dy drejtime, ai I kualifikimit të luftës çlirimtare në Kosovë si luftë fetare në mes tëmyslimanëve dhe të krishterëve dhe tjetra duke e vendosur këtë ndarje në relacion tëdrejtpërdrejtë me linjat politike partiake në SHBA në mes partisë Republikane dhe asaj Demokratike. Autori anashkalon plotësisht dhe qëllimisht mbështetjen e pakushtëzuar që i kanë dhënë ndaljes sëluftërave gjenocidale serbe në Ballkan të dy partitë politike amerikane pa marrë parasysh a ishin apo jo në pushtet. Këtu sigurisht se duhet të përmenden dy presidentëtkyç, Bill Clinton dhe George W. Bush., njëri demokrat dhe tjetri republikan, gjatë mandatit të të cilëvejane vendosur shtyllat kryesor të lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës.

Pikë së pari, duhet të pajtohemi të gjithë se autori, në një vend ku liria e shprehjes është e garantuar, ka të drejtë të shpreh opinionin e tij lidhur mëçështjen në fjalë dhe se kjo nuk duhet të jetë shqetësimi ynë parësor. Sido që të jetë, ka një minimum të përgjegjësisë profesionale dhe morale për të mos shtrembëruar apo edhe fabrikuar fakte, të kundërtën e të cilave e kanë konfirmuar shumë institucione të drejtësisë ndërkombëtare.

Ky artikull shpërfaq ndarjet e thella politike që sot ekzistojnë në SHBA ku nuk lihet asnjë çështje pa u interpretuar përgjatë vijave partiake pa marr parasysh dëmin që mundë ti shkaktohet një vendi aleat sado i dobët që mundë të jetë ai. Këtë duhet ta ketë të qartëpolitika e jashtme e Kosovës në kontinuitet që të mos lejoj që imazhi ynë të varet nga dinamikat e brendshme politike të shteteve tjera por të siguroj një përfaqësim me bazë vlerat dhe faktet historike të krijimit të shtetësisë tonësiç janë, rezistenca paqësore, lufta e drejtë për liri dhe tëdrejta themelore të njeriut, aspiratat dhe garancitë për respektim të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore me kushtetutën tonë si dhe të drejtat e avancuara politike për grupet etnike që përbëjnë rreth 10% të popullsisë në Kosovë. Nëpolitikën e jashtme tëRepublikës së Kosovës është a pafalshme nëselobimi dhe imazhi i saj lidhet me politikat ditore të Kosovës duke bartur edhe ndasitë politike të brendshme tek faktorët lobues ndërkombëtar.

Shqetësim tjetër për tu adresuar duhet të jetë fakti se njëzet vite pas përfundimit të luftës, ende jemi temë diskutimi e mediave nga pikëvështrimi i kualifikimit të luftës tonë çlirimtare e cila në asnjë raport kredibël ndërkombëtar asnjëherë nuk ështëkualifikuar si luftë fetare. Për më shumë, si ndodhë që në një vend mik, pa ndihmën e të cilit nuk do të kishte shtet të Kosovës, ka ende një energji potenciale për të ri-diskutuar këto tema, qoftë kjo edhe nëse bëhet për përfitime elektorale tëpolitikës së brendshme.

Ndër shkaqet kyçe pse sot diskutojmë mbi këtë gjendje është edhe fakti se politika jone e jashtme ka një kohë të gjatë qëështë kryesishtë sipërfaqësore dhe bazohet në reagim pasiv ndaj politikës së jashtme mirë tëorganizuar të Serbisë, sidomos në korrelacion me diskreditimin e shtetësisë së Kosovës. Kjo politikëështëmire e koordinuar me kishën ortodokse serbe gjithkah nëpër botë, ku Ministria e Jashtme e Serbisë bashkë me zyrtarët kishtarë mbajnëligjërata nëpër institute, universitete dhe organizata fetare në SHBA dhe gjetiu duke u munduar ta paraqesin luftën tonë si luftë fetare dhe shtetin e Kosovës si shtet islamik.

Është koha e fundit që institucionet e Kosovës, sidomos ato qëplanifikojnë dhe zbatojnëpolitikën e jashtme,të kenë njëstrategji unike lobuese e cila do ti adresoj këto zbrazëtira dhe e cila strategji do ti përfshinte në vete një spektër sa më të gjerë të shoqërisë Kosovare dhe diasporës së saj në ndryshimin e shpejtë të imazhit të tanishëm të Kosovës në botë. Kjo kërkon energji të madhe dhe sigurisht një shkundje të armatës diplomatike kosovare nga politika ditore partiake dhe lëvizje nga letargjia në të cilën ka rënë tashmë disa vjet.

(Arben Limani – M.A. në Drejtësi nga Chicago Kent College of Law)