Mollët janë shpëtim për probleme me stomakun: Shërojnë kapsllëkun dhe diarrenë, por konsumohen në mënyrë tjetër!

Mollët janë të pasura me vitamina, minerale, fibra dhe kanë efekt të dobishëm në metabolizëm dhe shëndet në përgjithësi

Janë plot përbërës ushqyes, përmbajnë pak kalori dhe me të drejtë konsiderohen një ndër pemët më të shëndetshme në botë.

Është vërtetuar që ndihmojnë në dietat për humbje peshe, zvogëlojnë rrezikun nga diabeti, mbrojnë zemrën, zvogëlojnë nivelin e kolesterinës, po janë të shkëlqyeshme edhe për funksionimin e drejtë të sistemit të organeve të tretjes.

Secili nga ne në jetë është ballafaquar me diarrenë dhe kapsllëkun, dy pengesa që i kundërvihen sistemit të tretjes. Pikërisht mollët mund t’ju ndihmojnë te të dy problemet shëndetësore. Dallimi është vetëm në konsumim.

Diarreja

Molla ndihmon në luftën me diarrenë, mirëpo jo siç i hamë zakonisht. Fibrat tretëse kanë konsistencë xheli në jashtëqitje dhe ngadalësojnë tretjen, ndërsa molla është e dobishme për ata të cilët kanë diarre.

Këto fibra gjenden në “mishin” e mollës, ndërkaq lëvoren duhet hequr. Më së miri do të ishte që t’i përpunoni në rende dhe t’i lini të qëndrojnë rreth një orë.

Hani dhe do të shihni si do t’jua qetësojë kjo pemë e dobishme stomakun.

Kapsllëku

Nëse keni probleme me kapsllëkun, atëherë mollën duhet ngrënë me lëvore. Fibrat e patretshme pikërisht gjenden në lëvoren e mollës dhe ndihmojnë që jashtëqitja të jetë e shpejtë dhe të kalojë nëpër zorrë, si dhe të nxisë zbrazjen e saj.

Rekomandohet që molla të hahet herët në mëngjes, si dhe përpara gjumit, pasi ajo ndihmon në motorikën e zorrëve dhe lehtëson jashtëqitjen

Mollët gjithashtu janë të pasura me fibra pektine të cilat kanë veprim amfoterik.