Autopsia e re: Floyd vdiq nga sulmi në zemër, gjithashtu kishte coronavirus

Vdekja e George Floyd u shkaktua nga arresti kardiak, tha patologu zyrtar i Qarkut Hennepin, pasi u krye një autopsi përfundimtare në trupin e tij.

Raporti i doktor Andrew Baker, tregon se qafa e Floyd ishte shtypur kur oficeri Chauvin vuri gjurin e tij në qafën e Floyd, dhe e mbajti aty për më shumë se tetë minuta.

Raporti i ri gjithashtu tregon se Floyd kishte pasur mavijosje në kokë, fytyrë, gojë, shpatulla, krahë dhe këmbë, por nuk ka asnjë provë se ndonjë prej këtyre dëmtimeve ishte fatale. Autopsia e fundit tha se Floyd ishte një pacient që vuante nga zemra nga tensioni i lartë i gjakut dhe kohët e fundit kishte testuar pozitiv për coronavirusin, por pa asnjë indikacion se ai moment luajti ndonjë rol në vdekjen e tij, transmeton Telegrafi.

Akuza të reja janë ngritur kundër të katër policëve të pushuar nga puna, të cilët ishin të pranishëm në kohën e vdekjes së amerikanit George Floyd në Minneapolis, njoftoi të mërkurën Prokurori i Përgjithshëm i Minesota.

Akuza ndaj Derek Chauvin është forcuar nga vrasja e shkallës së tretë në të dytën. Oficeri, i cili vuri gjurin e tij në qafën e Floyd, edhe më parë ishte akuzuar për vrasje.

Tre oficerët e tjerë po përballen me akuza për ndihmë dhe forcim të vrasjes.

Vdekja e Floyd ndezi protesta të mëdha në SHBA kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë kundër afrikano-amerikanëve.