Veliu e Mustafa bëjnë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari dhe ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa kanë bërë më homazhe te shtatorja e Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti në Kompleksin Memorial në Orllan.

Ai tha se duke nderuar dhe respektuar të kaluarën tonë të lavdishme, ndërtojmë të ardhmen e sigurtë.

“Bashkë me Ministrin Mustafa dhe Kryetarin Rudari, sot bëmë homazhe te shtatorja e Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti në Kompleksin Memorial në Orllan.

Duke nderuar dhe respektuar të kaluarën tonë të lavdishme, ndërtojmë të ardhmen e sigurte”, tha ai.