Arban Abrashi tregon proritetet e tij gjatë mandatit si ministër, e nis me çiklizimin

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se gjatë mandatit të tij, prioritet do t’i jap ndryshimeve infrastrukturore duke ivestuar më shumë në krijimin e shtigjeve të çiklistëvem, zgjerim të trotuareve, promovim të transportit ekologjik e investime në sinjalizim dhe siguri rrugore.

Ky është postimi i plotë i tij:

ÇIKLIZMI – Ndryshimet në infrastrukturën rrugore si pasojë e pandemisë.

Pandemia COVID-19, e shfaqur gjatë fillimit të këtij viti, shkaktoi krizë edhe në transport dhe kjo imponon ndryshime edhe në transportin rrugor të Kosovës.

Shumë qytete si Berlini, Parisi, Milano etj, po ndryshojnë politikat investive në infrastrukturën rrugore që t’i përshtaten rrethanave si pasojë e pandemisë.

Prandaj në mandatin tim, prioritet do t’i jap ndryshimeve infrastrukturore duke investuar më shumë në këto fusha:

• Krijimi i shtigjeve të çiklistëve në rrugët rajonale
• Rritje të investimeve në trotuare dhe në zgjerimin e tyre
• Investime më të mëdha në sinjalizim dhe siguri rrugore
• Promovim të transportit ekologjik

Gjatë javëve në vijim i mirëpres grupet e çiklistëve që të fillojmë punën së bashku.