Demi Rose tregon asetet në mënyrë të vazhdueshme, në plan të parë vë gjoksin

Postimet e saj në rrjete sociale kanë bërë që ajo të arrijë 14 milionë ndjekës.

Kjo vjen falë linjave trupore të modeles Demi Rose, e cila nuk kursen veten kur bëhet fjalë për të pozuar, shkruan Daily Mail.

25-vjeçarja përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka publikuar një fotografi që ka mahnitur shumë prej fansave të saj.

View this post on Instagram

La vie en rose

A post shared by Demi 🌹 (@demirose) on

Demi është shfaqur me të brendshme, ndërsa në pjesën e poshtme ka vendosur që të vesh diçka paska më të gjatë.

Flokët e saj brune i ka lënë të lakuara mbi supe, ndërsa të gjithë kësaj dukje i ka shtuar një grim me ngjyra të mbyllura.

“Jeta në rozë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Ndërkaq, bukuroshja brune ka qenë duke u izoluar në Londër, pasi pandemia coronavirus i kufizoi lëvizjen në shtete të tjera.