Formacionet zyrtare: Realit i nevojitet fitorja ndaj Espanyolit

Espanyoli është nikoqir i Real Madridit në ndeshjen e javës së 32-të në kampionatin spanjoll të futbollit.

Los Blancos qëndrojnë vetëm një pikë prapa Barcelonës në tabelën e La Ligas, ashtu që me fitore do ta rimarrin kreun.

Kundërshtari i Mbretërve ndodhet në fund të tabelës dhe me shumë mundësi në sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në ligën e dytë.

Strategët Francisco Rufete dhe Zinedine Zidane i kanë përgatitur skemat e tyre për këtë takim.

Formacioni startues i Espanyolit: Diego Lopez; Victor Gomez, Bernardo, Cabrera, Didac. Embarba, David Lopez, Marc Roca, Darder; Wu Lei, Raul de Tomas.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Valverde, Casemiro, Kroos, Isco; Hazard, dhe Benzema.