Thaçi dhe Veseli do të shtrojnë darkë për Ramën rreth orës 20:00

Presidenca e Kosovës ka njoftuar dje se kreu i saj, Hashim Thaçi do të mbajë një adresim publik sonte në orën 20:00.

Por 15 minuta para këtij termini është paraparë që Thaçi bashkë me Kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli të shtrojnë darkë për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Agjenda e Ramës thotë se darka do të shtrohet nga ora 19:45.

Para kësaj, Thaçi në 18:50 do ta pres Ramën në Presidencë për ta zhvilluar takimin zyrtar.