Pas 24 vitesh martesë, gruaja e Dr.Dre i kërkon divorcin

Reperi dhe tekstshkruesi i njohur amerikan, Dr.Dre dhe bashkëshortja e tij, Nicole Young, duket se përfundimisht i kanë ndarë rrugët.

Siç u raportua fillimisht nga TMZ e më pas nga People, Young ka paraqitur dokumentet për divorc të hënën në Gjykatën e Lartë të Los Angeles.

Megjithatë, përfaqësuesit e reperit nuk kanë pranuar të komentojnë një gjë të tillë.

Dr.Dree dhe gruaja e tij (Foto: Getty Images/Guliver)

Burimet e afërta me Nicole në lidhje me këtë çështje thonë se nuk ka asnjë parapagim.

Vlera neto e Dre sipas Forbes, vlerësohet rreth 800 milionë dollarë, e cila u arrit pasi producenti dhe ish-anëtari i grupit rap “NWA” lansoi kufjet (Beats by Dr.Dree).

Ndërkaq, çifti bëri paraqitjen e tyre të fundit në publik në shfaqjen e modës ‘Tom Ford’ me vajzën Truly në muajin shkurt.

Në përvjetorin e 22-të të martesës, Dr. Dre postoi në Instagram në lidhje me gruan dhe se si ata do të festonin duke bërë një fluturim për të parë “Hamilton”.

View this post on Instagram

22nd Anniversary! Headed to see Hamilton.

A post shared by Dr. Dre (@drdre) on

Të njëjtit u martuan në vitin 1996 dhe kanë dy fëmijë: vajzën Truly Young, 19-vjeçare dhe djalin Truice Young, 23-vjeçar.

Dr.Dree dhe gruaja e tij (Foto: Getty Images/Guliver)