Veseli viziton prindërit e presidentit Thaçi

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar familjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në fshatin Burojë të Skënderajt.

Në profilin e tij në Facebook ka postuar një fotografi me prindërit e presidentit Thaçi, Haxhi e Hyrë Thaçi.

“Në Burojë, me prindërit e Presidentit dhe vëllait tim nga lufta, Hashim Thaçi”, ka shkruar Veseli.

Kujtojmë se prokurori i specializuar ditë më parë ka dorëzuar në Gjykatën Speciale një propozim aktakuzë për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.