Mali i Zi lejon hyrjen e qytetarëve të Kosovës, por me disa kushte

Qytetarët e shteteve të rajonit duke përfshirë edhe Kosovën mund të vizitojnë Malin e Zi.

Shteti i Malit të Zi lejon hyrjen e qytetarëve të huaj, por vetëm pas dëshmisë së një testi negativ PCR të coronavirusit, jo më të vjetër se 72 orë.

Gjithashtu u mor vendim që hapësirat hotelierike, të cilat kanë një leje, të punojnë deri në ora një pas mesnate, raporton vijesti, transmeton Telegrafi.

Më poshtë janë të renditura kushtet që duhen të plotësohen për të hyrë në shtetin malazez.

1. Të ketë një rezultat negativ të një testi PCR për coronavirus ose një rezultat pozitiv të një antitrupi ndaj COVID-19 të klasës IgG të marrë nga testet serologjike ELISA;

2. Testet duhet të jenë të një laboratori të regjistruar dhe të mos jenë më të vjetra se 72 orë;

3. Personat që duan të vizitojnë Malin e Zi, duhet të dëshmojnë se në 15 ditët e fundit nuk kanë qëndruar në ndonjë prej shteteve që Podogorica u ka mbyllur kufijtë.

4. Detyrimi për të bërë testet nuk do të zbatohen për fëmijët deri në moshën pesë vjeçare.

Ndryshe, Mali i Zi deri më tani ka konfirmuar 3930 raste të infektuarve me coronavirus, ndërsa kanë ndërruar jetë 73 persona.