Thaçi kujton Arbën Xhaferin: Ishte njëri prej intelektualëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm mbarëshqiptarë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar sot Arbën Xhaferin në tetë vjetorin e vdekjes.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Xhaferi ishte një prej intelektualëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm mbarëshqiptarë.

Lexoni të plotë postimin e Thaçit:

“ARBËN XHAFERI ishte një prej intelektualëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm mbarëshqiptarë.

Kishte filozofi politike tejet largpamëse dhe ia doli të kontribuoi shumë për faktorizimin politik të shqiptarëve në Maqedoni dhe punoi shumë për shqiptarët në Kosovë.

Ishte model i politikanit shqiptar dhe përkrahu fuqishëm çdo proces për të mirën e popullit tonë kudo në rajon, pavarësisht dallimeve politike.

Arbën Xhaferi ishte përkrahës i madh edhe i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 15 gusht 2012 ai u nda vetëm fizikisht me ne, sepse përjetësisht do të jetojë në zemrat tona.

Rruga që lidh Prishtinën me Shkupin e mban me krenari emrin e tij”.