Sabri Fejzullahu dhe gruaja e tij, Nera pajisen me pasaporta shqiptare

Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, ditën e sotme (e mërkurë) ka bërë të ditur se është pajisur me pasaportë shqiptare së bashku me gruan e tij, Nera Fejzullahun.

Lajmin e ka ndarë me ndjekësit në një postim përkrah bashkëshortes të ndarë në Instagram, ku kanë pozuar së bashku me pasaporta në duar.

Krijuesi i shumë hiteve falënderon presidentin Meta dhe thotë se më këtë ka nderuar punën dhe angazhimin e tij të bërë ndër vitesh.

“I dashur President Meta, jam i nderuar me dekretin tuaj për shtetësinë shqiptare. Më keni bërë krenar me këtë, keni nderuar punën dhe angazhimin tim një jetë të tërë në rriten dhe lartësimin e zërim dhe kulturës shqiptare kudo në botë”.

“I dashur president, unë sot me pasaportën shqiptare nuk jam më shumë shqiptar se që isha që nga dita kur linda. Një jetë të tërë vogëlsia ime ishte në shërbim të Shqipërisë, Kosovës, asaj Shqipërisë gjeografike të së cilës ju i shërbyet me guxim dhe nder i dashur president. Të faleminderit shumë. Ndjehem i vlerësuar dhe respektuar e kjo për mua do të thotë shumë”, ka shkruar mes tjerash ai.

View this post on Instagram

Ermal zemra e jem. I gezofshe edhe 100 tjera oooo krenaria ime

A post shared by Sabri Fejzullahu (@sabrifejzullahu_official) on

Kujtojmë që këngëtari Sabri Fejzullahu numëron mbi 50 vite karrierë dhe deri më tani ka sjell një sërë projektesh të suksesshme.