Kelmendi tregon si do të vepronte po të ishte në vend të Hotit para Trumpit

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi në emisionin Pressing të T7, ka treguar se si do të vepronte në një situatë hipotetike po të ishte në vendin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, para presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, para nënshkrimit të marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Kelmendi tha se fillimisht do ta falënderonte Amerikën për njohjen e Izraelit, megjithatë ambasada e Kosovës nuk do të shkonte në Jerusalem.

“E falenderojmë njohjen, e çmojmë njohjen, ama hapjen e ambasadës në Jerusalem e hapim kur të normalizohen marrëdhënjet me Palestinën”, është shprehur Kelmendi.

Tutje, ai tha se nëse Jerusalemi njihet si kryeqytet i Izraelit, do të legjitimohej regjimi i Izraelit mbi Palestinën.

“Nëse njihet Jerusalemi si kryeqytet i Izraelit, legjitimohet regjimi pushtues i Izraelit mbi Palestinë”, shtoi Kelmendi.