Koordinatori i Kibernetikës ka një kërkesë për të gjithë qytetarët

Zv.ministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, njëherësh koordinator për siguri kibernetike, sot ka takuar Këshillin Shtetëror për Siguri Kibernetike ku është njoftuar lidhur me angazhimet e këshillit në këtë fushë.

Berisha përmes një postimi në Facebook u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes në internet.

Postimi i tij:

Në bazë të përgjegjësive si zv.ministër i MPB, sot takova Këshillin Shtetëror për Siguri Kibernetike ku u njoftova lidhur me angazhimet e këshillit në fushën e sigurisë kibernetike, strategjin kundër krimit kibernetik , projekt ligjin për siguri kibernetike si dhe çështje me rëndësi në fushën e senzibilizimit të qytetarëve lidhur me rreziqet që vijnë nga sulmet kibernetike!

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për siguri kibernetike. “Kujdes në internet”.