Gjuriq emërohet ambasador i Serbisë në SHBA

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, është emëruar ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vendimi për emërimin e Gjuriqit në këtë pozitë është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë së Serbisë.

Po ashtu, në këtë mbledhje Gjuriq është liruar nga detyra e të ashtuquajturit shef i Zyrës për Kosovën.

Si drejtues i kësaj zyreje, Gjuriq do të mbahet mend që u arrestua në vitin 2018 në kryeqytetin e Republikës së Kosovës për shkak se nuk i përfilli urdhrat e Prishtinës zyrtare. /kp