Ndihma e qeverisë për bizneset, dyshohet për manipulim me lista

Bizneset po akuzohen se dërguan emrat e puntorëve të larguar nga puna, për të marrë para nga Ministria.

Një ditë më parë Ministrja e Financave Hikmete Bajrami dha një lajm të mirë për bizneset.

Ajo bëri me dije se ato do të ndihmohen pasi një shumë prej 60 milionë eurosh është ndarë për këtë qëllim.

E nga kjo shumë është paraparë që të përfitojnë afro 37.000 biznese.

E shumë që do të marrin ato lidhet me numrin e punëtorëve që kanë.

Nga 290 bizneset marrin për ccdo punëtor.

Por disa nga ta tashmë janë larguar nga puna e bizneset po përfitojnë edhe në emër të tyre.

Kështu të paktën po thonë në sindikatën e pavarur të sektorit privat.

Azemi shton se kjo po ndodhë për shkak se janë marrë listat kur puntorët kanë qenë në punë,

Azemi shton se ata janë ankuar për këtë cështje te organet kompetente.

Kurse nga Ministria  e Financave thonë se nuk kanë informacone se është bërë ndonjë manipulim.

Brahimaj tregoi se bizneset që kanë marrë subvencione nuk kanë pasë nevojë të aplikojnë.

Deri më tani nga ky buxhet janë shpërndarë rreth 35 Milion euro.