Aksident i rëndë në Mitrovicë, vdes një 20-vjeçar

Një 20-vjeçar nga Mitrovica ka vdekur pas një vetaksidenti në këtë qytet. Bashkë me të në veturë kanë qenë edhe dy persona, njëri prej të cilëve është në ndalim policor, si shkaktar i aksidentit.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Po, ka ndodhë një vetaksident gjatë natës. Dyshohet se shoferi ka humbur drejtimin e automjetit dhe ka dal jashtë rrugës. Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një 20-vjeçar. Drejtuesi i automjetit është në ndalim policor, pasi që dyshohet si shkaktar i aksidentit. Në veturë me të kanë qenë edhe dy persona, por për gjendjen e tyre akoma nuk kemi detaje”, ka thënë Zahiti.