“A jeni intervistuar për 52 milionëshin nga Task Forca për Korrupsion?” – flet Ministrja Bajrami

Ministrja e Financave, Hikmete Bajrami, ka treguar se a është intervistuar nga Taskforca për korrupsion.

Në pyetjen se a janë intervistuar ajo dhe kryeministri Avdullah Hoti, ajo ka treguar se është intervistuar në cilësinë e dëshmitares.

“Unë jam intervistuar në cilësinë e dëshmitares”, ka thënë ajo në Pressing në T7.

“Më thanë nuk je e dyshuar, por po të pyesim si dëshmitare”

“Kam qenë në Departamentin për Krime Ekonomike. Nuk e kam ditë pse” – Hykmete Bajrami e pranon se është intervistuar për rastin “Bechtel Enka”

Bajrami po ashtu tregon se nuk e di pse është intervistuar dhe se ajo nuk ka cka të fsheh.

Taskforca anti-korrupsion është zhbërë pas vendimit të Qeverisë Hoti. Qeveria ka marrë kritika për këtë vendim.