“Nuk ia falim Vjosës pozitën e presidentes veç pse është hidhëruar”

Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk do të votohet Vjosa Osmani për presidente të Kosovës vetëm pasi ajo është hidhëruar.

Në pyetjen se a do të votohej Vjosa Osmani si presidente konsensuale brenda LDK’së për të evituar largimin e saj nga partia, Haziri është përgjigjur kështu:

“Nuk ia falim Vjosës pozitën e presidentes veç pse është hidhëruar”, tha ai në Syri Tv.